Shqiptarët, në shesh e Kundër krimit shtetëror
Dhjetëra mijëra qytetarë ndërojnë kujtimin e viktimave të qeverisë. Shqipëria ne zi. Flamuj gjysmë-shtizë, lule, bori makinash dhe qirinj të ndezur
Fatos Nano vendos snajpera mbi turmën e përvëlluar. Shteti përpiqet të pengojë ceremoninë madhështore për të larë duart e përgjakura
Foto: Armando Babani
PD, të largohet Fadil Çani
Opozita denoncon komandantin e maskarës së 2 Prillit
Në prag të 11-vjetorit të vrasjes së 4 të rinjve në Shkodër, drejtuesit e lartë të Partisë Demokratike kanë bërë dje disa denoncime tepër të rënda në drejtim të kreut të Gardës, Fadil Çani. Nënkryetari i PD-së, deputeti Azem Hajdari, ka deklaruar se Fadil Çani ka qenë komandanti i aksionit kriminal që ndodhi më 2 prill 1991 në qytetin e Shkodrës dhe se ai ishte një nga drejtuesit e vrasjes së 4 dëshmorëve të demokracisë. Azem Hajdari ka akuzuar Fadil Çanin, se i ndihmuar edhe nga shërbimi sekret serb, ai ka dhënë urdhër për vrasjen e qindra shqiptarëve duke filluar nga 2 Prilli. Hajdari kërkoi largimin e Fadil Çanit si njeri i implikuar në një seri krimesh politike në Shqipëri. Ai deklaroi se dëshmi për këtë akuzë janë Kasëm Pila, i plagosuri i vetëm i 2 Prillit si dhe oficeri i policisë së Tiranës, Besnik Delia. Sipas z. Hajdari, Fadil Çani ka pasur lidhje të ngushta me familjen e ish-diktatorit komunist Enver Hoxha. Delia, një kolonel i lartë i forcave speciale të rendit, ka deklaruar se me urdhrin e Fatos Nanos në prag të 11-vjetorit të masakrës së 2 Prillit në Shkodër, po planifikohet vendosja e snajperëve për të vrarë përsëri mbi turmën e opozitës. Sipas Delias, Fadil Çani ka urdhëruar dje rreth orës 15.00 që në çatitë e pallateve përreth Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” të vendosen qitës specialë për të qëlluar mbi demonstruesit e opozitës. “Kjo po bëhet për t’i dekurajuar protestuesit dhe për të mbajtur nën trysni publikun”, është shprehur Delia.
Të ndalim dorën vrastare
Fjala e Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Ridvan Bode në ceremoninë e varrimit
NE FAQEN 3
Tropoja nderon martirët
Berisha, Ahmet Çakuli e ngushëllojnë [familjet] e dy martirëve të demokracisë në Tropojë
NE FAQEN 3
Mos lejoni të venitjet pena e demokracisë
Fjala e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Albert Brojka
NE FAQEN 3
VEA nxjerr jashtë “Deloitte & Touche”
Përfaqësuesi i firmës nuk i pranon kreditorët e takimit
Afirmuesit, [Alinusca], Ilindizel, kërkon të bëhet zot në pronat tirane